Tri ish-kampione të Kosovës përballen sot, ArtMotion sjell spektaklin futbollistik NULL NULL 08.11.2024 10:06 08.11.2024 10:06 Në platformën numër një në vend ArtMotion, do të keni rastin të ndiqni sot dy ndeshje të Liges së Parë, ku ndër skuadrat që përballen tri nga to janë ish-kampione të Kosovës. Skuadra e Vushtrrisë ish-kampione në edicionin 2013/14, do të përballet me klubin e formuar së fundmi Prishtina e Re, duke filluar nga ora 13:00. Liria e cila është kampione e kahershme – gjatë edicionit 1994/95, do t’i matë forcat sot me klubin Trepça’89 e cila ishte kampione në edicionin 2016/17. Përballja fillon nga ora 13:00. Që të dy ndeshjet mund t’i ndiqni në ArtMotion, në kanalet e Sportit.