Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tretmani i ri mund të përgjysmojë nevojën për transplantim të mëlçisë

NULL NULL
16.08.2018 18:30

Një tretman potencial për trajtimin e dështimit të menjëhershëm të mëlçisë mund të përgjysmojë nevojën për transplantim, kanë deklaruar shkencëtarët e Universitetit të Edinburgh.

Mëlçia ka aftësi natyrale që të riparojë veten, mirëpo kjo humbet pas dëmtimeve në veçanti në rastet e abuzimit me droga.

Terapia e re është ilaç kundër kancerit që ristarton potencialin regjenerues të mëlçisë.

Testimet ende janë në fazën fillestare, mirëpo ekipi i hulumtuesve ka deklaruar se mund të ketë një ndikim të madh tek pacientët.

Vetëm në Britani rreth 200 persona kanë probleme të menjëhershme me mëlçi brenda vitit.

lajme të ngjashme