Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepçës i kthehet Hajrizi, e humb “Minatori”-n

NULL NULL
29.11.2024 11:11
Trepca
Foto: KB Trepça

Klubi i basketbollit Trepça ka njoftuar për dy lajme të veçanta, një të mirë e tjetrin të pamirë.

I pari, që është pozitiv për vetë ekipin, fansat e tij dhe dashamirët e kësaj loje, thotë se Drilon Hajrizi, lojtari më i mirë i mitrovicasve për më shumë se një dekadë, është kthyer në stërvitje.

“Kthimi i tij është një përforcim i madh për klubin dhe qytetin”, ka njoftuar klubi, që megjithatë, nuk ka treguar se kur 12-shja ikonike mund të luajë në një ndeshje zyrtare, shkruan Klankosova.tv.

I dyti lajm nuk është po kaq i mirë. Ai thotë se të dielën, më 1 dhjetor, ekipi do ta luajë ndeshjen e radhës në Gjakovë, ani se është vendas, kundër “vendësit” të përnjëmendtë të këtij qyteti, Vllaznimit. Kjo për faktin se në palestrën “Minatori” janë duke u kryer disa punime. Në pamundësi për të ushtruar këtu, Trepça ka bërë një gjë të tillë në ambientet e një shkolle private në Mitrovicë.

lajme të ngjashme