Trepça vazhdon me pezullimin e punëtorëve NULL NULL 30.10.2024 14:35 30.10.2024 14:35 Pas njoftimit ka pezulluar 12 punëtorë të saj nga puna për shkak se të njëjtëve u është ngritur aktakuzë, Trepça ka larguar përkohësisht edhe personin me iniciale E.M. Ndërmarrja njoftimin e bëri sërish në Facebook, ku tregon se të njëjtit është ngritur aktakuzë. “Me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim, raporton Klankosova.tv. Ngritet aktakuzë ndaj 12 punëtorëve të Trepçës