Trepça transferon basketbollistin që luajti në EuroBasket NULL NULL 12.09.2025 19:11 12.09.2025 19:11 Kampionia e Kosovës në basketboll Trepça ka përforcuar skuadrën me organizatorin boshnjak, Adnan Arslanagiq. 28-vjeçari zhvilloi 15 minuta në total gjatë Kampionatit Evropian me Bosnje dhe Hercegovinën pa arritur të shënojë pikë por kontribuoi me 3 asistime dhe tri kërcime. Sezonin e kaluar Arslanagiq luajti në elitën e basketbollit boshnjak me klubin KK Bosna.