Trepça ‘nuk ia vet letrat’ Proton Cable Prizrenit NULL NULL 05.12.2024 20:48 05.12.2024 20:48 Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Trepça, sonte ka qenë superiore në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës, përballë Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren fituan me plot 18 pikë në epërsi. Rezultati përfundimtar i ndeshjes është 73:91 në favor të ‘xehëtarëve’. Ndeshja kthyese luhet javën tjetër në palestrën ‘Minatori’, ku edhe do të përcaktohet gjysmëfinalisti i kësaj gare. Kjo lojë u transmetua drejtpërdrejtë në platformën më gjigante televizive në Kosovë, Artmotion.