Trepça në kërkim të vendit të parë, Ylli e do të katërtin NULL NULL 05.04.2025 16:19 05.04.2025 16:19 I duhet të fitojë patjetër ndaj Borës, në mënyrë që të shpresojë se nesër Peja mund ta ndal Bashkimin në Prizren. Vetëm në këtë mënyrë Trepça do ta përfundonte edicionin e rregullt basketbollistik, në vendin e parë, njofton Klankosova.tv. Ndryshe nga mitrovicasit, Golden Eagle Ylli e ka krejt në dorën e vetë fatin e pozitës së katërt, të cilën e ka objektiv të momentit. Me triumf sonte në udhëtim te Proton Cable Prizreni, “Xhebrailat” e nisin fazën çerekfinale të “PlayOff-it” me përparësi tereni. Ky duel për ekipin e udhëhequr nga Arbnor Rifati do të jetë i fundit në Superligë, të paktën për një vit, pasi “Bardh e Zinjtë” po e mbyllin edicionin 2024/25 në vendin e fundit në tabelë. Nesër ndërkohë zhvillohen dy duelet tjera, ku Bashkimi me fitore ndaj Pejës e ‘gozhdon’ pozitën e parë, ndërsa nëse edhe Vëllaznimi fiton kundër Sigal Prishtinës, atëherë këta të fundit në çerekfinale ballafaqohen me pejanët, e gjakovarët me suharekasit. ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion!