Trepça – Golden Eagle Ylli, mesazh kundër dhunës në çdo biletë NULL NULL 02.06.2022 20:04 02.06.2022 20:04 Sot luhet ndeshja e katërt e “Play-off” mes Trepçës dhe Golden Eagle Ylli. Ndeshja, që do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka interesim të madh nga të dyja tifozeritë. Në biletat e blera sot është shfaqur edhe një mesazh interesant, ku është bërë thirrje që të mos përsëritet dhuna në palestër nga ana e tifozëve. Ndeshja do të nisë nga ora 20:30, ndërsa në epërsi është Golden Eagle Ylli, i cili ka dy fitore përkundër Trepçës që e ka një. Cilido nga ekipi që i arrin tri fitore nga pesë ndeshje shpallet kampion në Superligën e Kosovës në basketboll.