Trepça godet fuqishëm, transferon ish-lojtarin e Orlando Magic? NULL NULL 11.12.2022 14:21 11.12.2022 14:21 Forma jo e mirë në Superligën e Kosovës në xhirot e fundit, ka detyruar drejtuesit e Trepçës të inkuadrohen ende në tregun e transferimeve. Mitrovicasit që sivjet kanë shpallur kandidaturën për trofe, që nga fillimi i stinorit, duket se kanë përfunduar punë me një lojtar me karrierë mjaftë të bujshme. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, mitrovicasit janë afër kompletimit të marrëveshjes me ish-NBA lojtarin, Jamel Artis që në të kaluarën ka luajtur për ekipin e Orlando Magic. Artis, është i gjatë 201 centimetra dhe luan në pozitat 3/4. Në sezonin e kaluar, Artis fillimisht ishte paraqitur në Greqi me ”Ionikas Nikaias” me 7 pikë, 2.5 kërcime e 1.3 asiste për ndeshje e pastaj, për pak kohë në sezonin e njejtë luajti edhe në Afrikë me 12.8 pikë për ndeshje. Aloja amerikane ka luajtur në Evropë për skuadra tejet të respektuara si Levallois & Roanne në Francë e Juventus në Lituani. Vlen të ceket se para ardhjes në Evropë, Artis ka luajtur edhe në NBA G-League me skuadrat e Ontario Clippers (ekipi i dytë i LA Clippers) dhe Lakeland Magic (ekipi i dytë i Orlando Magic). Trepça sot luan me Prishtinën në finale të Superkupës kosovare, sfidë kjo që starton nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport1 & Klan Kosova. /AsistiOnline.com