Trepça fiton në sekondat e fundit dramën ndaj Yllit NULL NULL 01.11.2025 21:01 01.11.2025 21:01 Trepça rrëmbeu fitoren në momentet e fundit ndaj Golden Eagle Yllit duke dalë triumfuese në dramën që e përshkoi çerekun e fundit të takimit. Kampioni në fuqi fitoi me rezultat 67-65 ndaj rivalit suharekas ndonëse ishte në disavantazh të thellë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes. Për Torcidat shkëlqeu Jacori Payne me 18 pikë, duke shënuar edhe dy pikët e fitores tre sekonda para fundit. Në anën tjetër, 24 pikët e Trevon Allenit nuk i mjaftuan Yllit që të ruajë epërsinë dhe të marrë eventualisht fitoren. Trepça kësisoj del e katërta me gjashtë pikë, teksa Ylli vjen menjëherë pas tyre me një më pak kur kanë kaluar vetëm katër xhiro nga fillimi i stinorit.