Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça fiton derbin e zjarrtë në Vushtrri

NULL NULL
19.11.2022 22:57

Kapiteni Sali Maxhera ka udhëhequr Trepçën drejt fitores së vështirë ndaj Vushtrrisë.

Ndeshja Vushtrria – Trepça u luajt të shtunën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri.

Palestra ishte e mbushur me shikues vendas që i kanë ofruar përkrahje të madhe skuadrës nikoqire. Por pikët u takuan mysafirëve nga Mitrovica që fituan me rezultat 24:23.

Trepça e nisi më mirë ndeshjen dhe krijoi shpejtë epërsi prej katër golash, 5:1. Vushtrria u afrua në 6:5 por më pas Trepça nisi seri tjetër pozitive dhe rezultati shkoi në 15:8.

Vendasit megjithatë nuk u ndalën. Të përkrahur fuqishëm nga shikuesit, vushtrriasit janë afruar gradualisht në rezultat në pjesën e dytë. Në minutën e 55-të rezultati u ngushtua në 22:21.

Pivoti Maxhera shënoi për 23:21. Në minutën e 57-të, aloja Armend Karaça i Vushtrrisë shënoi për 23:22.

Por Maxhera shënoi sërish për 24:22, në minutën e 58-të. Në të njëjtën minutë, Fitim Klinaku shënoi për 24:23.

Në sulmin vijues, Yasine Benjouida i mysafirve nuk shënoi. Kështu Vushtrria kishte edhe një sulm të fundit për të barazuar. Por gjuajtjen e Nemanja Drakuloviqit e ndali Meriton Lladrovci, portieri i Trepçës.

Sali Maxhera ndeshjen e mbylli me 8 gola. Kushtrim Kastrati i kishte 6, ndërsa nga dy gola i shënuan katër lojtarë të Trepçës. Te Vushtrria më efikasi ishte Fitim Klinaku me 6 gola. Nga 5 i shënuan Drakuloviq dhe Felippe Teixeira.

Ndeshja i ka takuar javës së nëntë të Superligës së Kosovës. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme