Trepça e pandashme, fiton edhe ndaj Rahovecit NULL NULL 04.03.2023 19:14 04.03.2023 19:14 Trepça ka vazhduar me formë të mirë, kësaj radhe duke mundur Rahovecin me rezultat 79:73 (16:16, 30:19, 15:14, 18:24). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 24-të të Prince Caffe Superligës. Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me epërsi të lehtë të vendasve, duke përfunduar 16:16. Megjithatë, mitrovicasit filluan shkëputjen në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë dalëngadalë dhe shkuan në pushim me shifrat 46:35. Epërsia e ‘Xehetarëve’ u ngrit deri në 17 pikë në periodën e tretë, 61:44, por pesë pikë radhazi nga mysafirët bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 61:49. Mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund dhe afruan shifrat në 76:72, por pa arritur synimin dhe Trepça triumfoi 79:73. Mikaile Tmusiq dhe Jamel Artis shënuan nga 16 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi 15 për vendasit, ndërsa Igor Chumakou ishte më i miri te mysafirët me 23 pikë e shtatë kërcime. Trepça ka 15 fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci tri fitore e 21 humbje. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.