Trepça e mbyll sezonin e rregullt me fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës NULL NULL 08.04.2026 21:33 08.04.2026 21:33 Kampionët aktual të Procredit Superligës, e mbyllin sezonin me fitore bindëse ndaj rivalëve të vjetër Sigal Prishtinës me rezultatin 113-80, duke arritur kështu fitoren e 25-të kampionale, nga 28 ndeshje. Nën një atmosferë fantastike në Minatori, Trepça e dominoi ndeshjen nga fillimi duke fituar ngushtë çerekun e parë 20-17, e duke e rritur epërsinë në çerekun e dytë edhe në 10 pikë të tjera. Teksa pjesa e dytë ishte më shumë formale me mitrovicasit që e dominuan totalisht duke e mbyllur sfidën me 33 pikë epërsi. Më të dalluarit ishin Keneth Hasbrouck që shënoi 24 pikë dhe Akili Vining me 22 pikë. Te Sigal Prishtina më i miri ishte Adrio Bayley që realizoi 26 pikë. Trepça e mbyll sezonin në vendin e parë, duke siguruar gjysmëfinalet në playoff, derisa Sigal Prishtina mbetet në vendin e 6-të duke siguruar ndeshjen ndaj Borës në çerekfinale. /Klankosova.tv