Trepça e fiton edhe çerekun e tretë të finales ndaj Sigal Prishtinës NULL NULL 11.09.2024 21:29 11.09.2024 21:29 Pamje nga finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës Trepça e ka fituar edhe çerekun e tretë në finalen e Superkupës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës. “Minatorët”, çerekun e tretë e fituan me 5 pikë epërsi, teksa rezultati i përgjithshëm është 51-62 në favor të Trepës, njofton Klankosova.tv. Deri në këto momente, më i miri në parket për Sigal Prishtinën janë Burns me shtatë pikë të shënuara e tetë topa të vjedhur, teksa te Trepça Hunter ka 14 pikë të shënuara e pesë topa të vjedhur. Kanë mbetur edhe 10 minuta lojë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren për finalen e madhe të Superkupës së Kosovës në basketboll.