Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça e fiton edhe çerekun e dytë, e thellon epërsinë ndaj Prishtinës

NULL NULL
29.01.2025 19:20

Trepça e ka fituar edhe çerekun e dytë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës me rezultat 21:15

Vendasit e thelluan epërsinë në pjesën e parë duke e ngritur rezultatin në 7 pikë diferencë, pasi çerekun e parë e fituan krejt në fund me vetëm një pikë epërsi, 22:21, njofton Klankosova.tv.

Më i miri në parket deri më tani te Trepça vazhdon të jetë basketbollisti Cotton me 10 pikë të shënuara, kurse te Prishtina u dallua Mahalbashiq me 11 pikë.

Ndeshjen e parë gjysmëfinale, Prishtina e ka fituar në Pallatin e Rinisë me rezultat 67:65.

lajme të ngjashme