Trepça e Bashkimi, sonte vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit NULL NULL 14.05.2025 10:52 14.05.2025 10:52 Sonte, në ora 19:00, adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë mundësinë të ndjekin një përballje të shumëpritur në kuadër të “Play-off”-it të ProCredit Superligës: Trepça përballet me Bashkimin, në një ndeshje që premton të jetë e zjarrtë. Seria finale ka qenë jashtëzakonisht konkurruese, me të dy skuadrat që kanë treguar nivel të lartë loje, përkushtim dhe dëshirë për fitore, raporton Klankosova.tv. Duke qenë në terrenin e vet, “xehetarët” do të synojnë të regjistrojnë fitoren e tretë, e cila do t’i afronte ata më afër titullit kampion të këtij stinori, pasi aktualisht rezultati është 2-1. Ndërkohë, Bashkimi nga Prizreni ka treguar karakter të fortë në këtë seri dhe vazhdon të luftojë për titullin. Skuadra prizrenase sonte do të kërkojë fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën e kampionit. Çfarë pritet nga ndeshja e sotme? Të dy ekipet pritet të hyjnë me motivim maksimal. Ndeshja e katërt është shpesh më vendimtare sesa duket. Adhuruesit e basketbollit nuk duhet ta humbasin këtë ndeshje – e cila përveç rivalitetit sportiv, premton emocione, intensitet dhe një atmosferë që vetëm finalet e Superligës mund ta sjellin. Këtë ndeshje do të keni mundësi ta ndiqni në kanalin sportiv Sport2 të platformës më të pasur televiuive në vend, Artmotion, me fillim nga ora 19:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.