Trepça dhe Prishtina synojnë sot, trofeun e Kupës së Kosovës NULL NULL 19.02.2023 12:21 19.02.2023 12:21 Finalja e Kupës së Kosovës në Rahovec do të dhurojë sot, një super ndeshje mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Mitrovicasit për të depërtuar në finale mposhtën Vëllaznimin dhe Rahovecin, kurse prishtinasit eliminuan Bashkimin dhe Golden Eagle Yllin. Të dy skuadrat janë në formë të mirë dhe pritet një super përballje në Rahovec, ku po zhvillohet Final 8, përcjell Klankosova.tv. ‘Xehetarët’ dhe bardhekaltrit ishin ndeshur edhe në finale të Superkupës, që përfundoi me triumfin e kryeqytetasve. Mitrovicasit janë fitues aktual të kësaj gare, ndërsa në përgjithësi e kanë fituar pesë herë Kupën, kurse prishtinasit kanë fituar 15 herë, për herë të fundit më 2021 në Therandë. Gjithashtu do të jetë një përballje interesante mes trajnerëve turk, Engin Gencoglu të Trepcës dhe Ahmet Kandemir të Sigal Prishtinës. Ndeshja zhvillohet sot, nga ora 17:00 në “Mizahir Isma”, ndërsa interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.