Trepça ’89 me rikthim të çmendur ndaj Ballkanit, nga 0:3 në 4:3 NULL NULL 25.10.2020 16:11 25.10.2020 16:11 Trepça ’89 ia ka pamundësur Ballkanit t’i merr tre pikët e plota në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mitrovicasit e kanë përmbysur epërsinë prej 0:3 të ekipit nga Suhareka, duke e mposhtur në fund me 4:3. Golin e parë për Ballkanin e shënoi Gripshi në minutën e 31-të. Golin e dytë e ka realizuar Krasniqi në minutën e 46-të të takimit. Kurse për 0:3, shënoi Mirlind Daku i cili e arriti golin e 15. Por, skuadra mitrovicase e përmbysi rezultatin duke shkaktur një sensacion të rrallë, njofton Klan Kosova. Golat për Trepça ’89 i realizuan Sie minuta e 64-të. Rilind Namani në të 76-tën. Sie ishte përsëri aty, për të barazuar shifrat në 3:3 në minutën e 83-të. Ndërkaq, fitoren Trepçës 89 ia dhuroi Bizzmarku në minutat shtesë të takimit.