Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar në Jagodë të Klinës NULL NULL 13.04.2025 13:35 13.04.2025 13:35 Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës. Një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, deklaroi ai për Klankosova.tv. Gashi deklaroi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura me kohë./ Klankosova.tv