Treni godet këmbësorët në Ohajo, vdesin dy persona – një tjetër zhduket NULL NULL 19.05.2025 19:50 19.05.2025 19:50 Foto nga NBC News Dy persona vdiqën dhe të paktën një person është zhdukur pasi disa këmbësorë u përplasën nga një tren mbrëmjen e së dielës në veri të Ohajos, thanë autoritetet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në Fremont, pranë liqenit Erie midis Toledos dhe Cleveland, raportoi WTOL-TV, transmeton Klankosova.tv. Kryebashkiaku i Fremontit, Danny Sanchez konfirmoi vdekjen e dy viktimave.