Trendet e modës që duhet t’i thuani “lamtumirë” këtë vjeshtë NULL NULL 09.10.2018 15:00 09.10.2018 15:00 Edhepse moda mund të na befasojë me trendet më të çuditshme dhe të pabesueshme, vajzat dhe gratë i kushtojnë shumë rëndësi dhe përpiqen që t’i përfshijnë trendet në jetën e përditshme. Por, për të qenë në “hap me modën”, ju përpos që duhet t’i dini se cilat janë veshjet që janë në trend, ju duhet të dini edhe veshjet të cilave duhet t’i thoni “lamtumirë”. Prandaj, për t’ua lehtësuar këtë punë, ne kemi vendosur t’iu sjellim disa nga veshjet që nuk janë më “IN” dhe të cilat nuk duhet t’i keni në dollapin tuaj, për këtë vjeshtë. Ku i dihet, ndoshta vitin tjetër, pikërisht këto rroba do të jenë në trend, moda di edhe të na befasojë! Shalla shumë të mëdhenj Xhinse shumë të ngushta Rroba me dizajn me lule Pallto në stilin e fustanave Xhaketa dhe pallto me gëzof artificial Shumë dizajn leopardi Getat në formë rrjete Pantollonat me vijë anash Pantollonat me zinxhir në pjesën e pasme