Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Trekëndëshi i Bermudës” i Real Madridit, Ancelotti: Topi po zhduket në pjesën e mesfushës

NULL NULL
02.08.2022 11:10

Carlo Ancelotti na ka dhënë shumë leksione futbolli dhe jete përmes konferencave të tij për shtyp.

Pak më shumë se një vit më parë, në Vitoria, ai e cilësoi Nacho Fernandez si një mbrojtës pesimist.

Më pas, pas ndeshjes kundër Juventusit në Los Anxhelos, trajneri italian e quajti treshen e mesfushës së Real Madridit sipas një legjende urbane, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Unë i quaj Casemiron, Kroosin dhe Luka Modriqin “Trekëndëshi i Bermudës”, sepse në pjesën e tyre të fushës topi zhduket”, tha Ancelotti.

Trajneri i Real Madridit i përket një brezi që u rrit me libra dhe filma për zhdukjen misterioze të avionëve dhe anijeve në trekëndëshin e formuar nga Bermuda, Porto Riko dhe bregu i Majamit.

Ai iu referua atij rasti paranormal pas fitores 2-0 ndaj Juventusit për të nxjerrë në pah një mesfushë unike.

Duke parë të kaluarën, pseudonime të tilla zakonisht rezervoheshin për linjat ikonike të sulmit, në vend të tresheve të mesfushës, por mesfusha e Real Madridit është një nga më të mirat në historinë e futbollit.

Përtej pseudonimit, Ancelotti po paralajmëronte ata që kërkojnë zëvendësimin e tyre të afërt se ky nuk është plani i tij, pavarësisht që ka në skuadër Aurelien Tchouamenin, Eduardo Camavingan dhe Dani Ceballos.

Fede Valverde është një rast më vete, sepse ndërkombëtari uruguajan tashmë është vendosur në formacionin fillestar në pjesën e fundit të sezonit të kaluar, duke luajtur në krahun e djathtë përpara mesfushorëve në një formacion 4-3-3.

Pavarësisht se sa energji i japin ekipit të ardhurit e rinj, ata nuk do të jenë në gjendje të futen në formacionin startues nëse tre të lartpërmendurit nuk tregojnë ndonjë shenjë dobësie.

Në ndeshjen ndaj Juventusit, Modric, Kroos dhe Casemiro treguan se nuk janë në humor për t’u ulur në stol.

lajme të ngjashme