Tre ushqime të shëndetshme që mund t’i shijoni këtë verë NULL NULL 06.07.2023 10:57 06.07.2023 10:57 Tre ushqime te shendetshme Nëse ju pëlqen të hani mes mëngjesit dhe drekës ose drekës dhe darkës, por dëshironi që të jetoni më shëndetshëm, dietologia Azahara Blanco ka disa sugjerime të shijshme. Ajo dha receta për tre pjata që do të përshtaten në një mënyrë jetese të shëndetshme gjatë verës dhe do të shtypin urinë deri në vaktin tjetër, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv. Humus me perime krokante Për të përgatitur humusin, duhet të përzieni qiqrat e ziera, pastën e tahinit, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe hudhrën. Shërbejini me të perime si karota, tranguj dhe selino. Smoothie me fruta dhe kos Ky vakt do t’i sigurojë trupit proteina dhe lëndë ushqyese dhe do t’ju kënaqë me ëmbëlsi. Shtoni frutat tuaja të preferuara (dredhëza, banane, portokall ose mango) në blender dhe përziejeni me qumësht ose kos dhe akull. Molla me gjalpë kikiriku Molla është një burim fibrash dhe lëndësh ushqyese, dhe në kombinim me gjalpin e kikirikut, ju merrni një kombinim të kënaqshëm të yndyrave dhe proteinave të shëndetshme. Për ta përgatitur, mjafton të prisni një mollë dhe ta servoni me gjalpë kikiriku. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.