Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të vrarë pas një sulmi me dron rus në Odesa

NULL NULL
23.02.2024 08:59
Sulm me dron rus në Odesa
Sulm me dron rus në Odesa. Reuters

Tre persona janë vrarë pasi një dron rus goditi një zonë komerciale në portin e Detit të Zi të Ukrainës, Odesa, njoftoi ushtria ukrainase dhe guvernatori rajonal, Oleh Kiper.

Ushtria tha se Rusia lëshoi 31 dronë në Ukrainë gjatë natës, me mbrojtjen ajrore që shkatërroi 23 prej tyre, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Në një postim në Telegram, forcat jugore të ushtrisë thanë se kishin kapur nëntë dronë, por njëri goditi një zonë pranë portit, duke shkaktuar flakë dhe zjarrfikësit gjetën një trup e thanë se mund të ketë ende njerëz nën rrënoja.

“Trupat e dy personave u gjetën nën rrënoja. Gjithsej tre persona humbën jetën si pasojë e këtij sulmi”, është shprehur Kiper.

lajme të ngjashme