Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të therur e tre të lënduar në Ujmirë të Klinës

NULL NULL
15.03.2025 22:52

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sonte rreth orës 19:48 në fshatin Ujmirë të Klinës.

Nga ky incident, gjashtë persona janë lënduar, tre prej të cilëve janë të therur me thikë.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi deklaroi se dy nga të lënduarit janë nisur për në QKUK për trajtim mjekësor.

“Gjashtë persona janë lënduar, tre prej tyre janë të therur me thikë. Fillimisht janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal, ku më pas dy i kemi dërguar në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Gashi.

“Tre të tjerët janë trajtuar në Qendren e Mjekësisë Familjare. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin”, theksoi ai.

lajme të ngjashme