Tre të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Drenas NULL NULL 21.07.2024 10:12 21.07.2024 10:12 Foto ilustruese. Në Drenas është raportuar për një vetaksident. Si pasojë, janë lënduar tre persona, dhe po trajtohen në QKUK, përcjell Klankosova.tv. “Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetaksident. Si pasojë, lëndime ka pësuar vetë vozitësi dhe dy pasagjeret viktimat femra kosovare. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.