Tre të lënduar nga aksidenti ndërmjet dy veturave në Ferizaj NULL NULL 08.06.2025 08:20 08.06.2025 08:20 Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenti ndërmjet dy veturave në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, apo ndryshe thënë te nënkalimi. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Ka ndodhur aksident trafiku me lëndime në mes dy veturave me targa vendore me ngasës MSHK Kosovar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona M/sh/k kosovar , të cilët kanë pranuar tretman mjekësor ne Emergjencën e Ferizajt . Rasti i referohet gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Veselit.