Tre të lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë – Pejë NULL NULL 03.07.2025 17:53 03.07.2025 17:53 Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot rreth orës 17:15 mes tri automjeteve, rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë. Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se zyrtarët policorë janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin në fjalë. “Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime”. “Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, u shpreh Krasniqi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025