Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të lënduar në aksidentin në Gjakovë, ku u përfshi edhe vetura e policisë

NULL NULL
23.07.2024 18:34
Aksidenti në Gjakovë
Aksidenti në Gjakovë

Tre persona janë lënduar në aksidentin në Gjakovë, ku është përfshirë edhe vetura e policisë.

Kështu për Klankosova.tv ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy zyrtarë policorë dhe një qytetar.

“Sot policia ju ka përgjigjur një rasti ku një familjar me veturë ishte duke transportuar një viktimë e cila dyshohej se ishte vetëvrarë. Në përcjellje e sipër në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë, janë aksidentuar vetura e policisë dhe vetura që bënte transportin e viktimës”.

“Deri më tani tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore (dy zyrtarë policorë dhe një qytetar). Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK, në koordinim me të cilët do vazhdohet me procedim të rastit”, thuhet në konfirmim.

Aksident në rrugën Gjakovë-Prizren, dyshohet se është përfshirë edhe vetura e policisë

lajme të ngjashme