Tre shqiptarë që luajnë për kombëtare të ndryshme, sonte gati për Champions NULL NULL 21.01.2025 16:03 21.01.2025 16:03 I pari shqiptar që zbret sonte në fushë në Ligën e Kampionëve, është kapiteni i Shqipërisë. Berat Gjimshiti me Atalantan kërkojnë 3 pikë ndaj austriakëve të Sturm Grazit, duke synuar që fazën e parë në këtë kompeticion, ta mbyllin në Top-8 skuadrat më të mira, njofton Klankosova.tv. Ky duel fillon në orën 18:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me komentim të Lirim Pecit. Ekipi i djaloshit nga Bujanovci aktualisht ka 11 pikë dhe renditet 13-ti, me vetëm një pikë më pak se vendi i tetë, që për momentin i takon francezëve të Lille. Këta të fundit sonte kanë një udhëtim shumë të vështirë, pasi në stadiumin e zjarrtë “Anfield” i pret Liverpooli i vendit të parë që deri tani në këtë garë, as nuk ka humbur e as s’ka barazuar. E kur kësaj i shtohet fakti se ylli i tyre nga Kosova, Edon Zhegrova, vazhdon të vuaj nga lëndimi, gjasat për triumf në këtë transfertë mbeten të vogla. Edhe ky super-ballafaqim tek shikuesit shfaqet përmes kanalit Sport 1 nga ora 21:00, derisa në komentim do të jetë Arlind Sadiku. Shqiptari i tretë që është protagonist në mbrëmjen e sotme në UEFA Champions League, është Granit Xhaka. Leverkuseni i tij udhëton në kryeqendrën e Spanjës, për t’u ballafaquar me Atletico Madridin, raporton Klankosova.tv. Çdo pikë e nxjerrë në këtë takim, për “Aspirinat” do të thoshte shumë pasi do të ishin shumë afër sigurimit të njërës nga tetë pozitat e para, të cilat kualifikohen direkt në çerekfinale. Edhe ‘madrilenët’ që me 12 pikë, një më pak se Xhaka me shokë, synim e kanë Top-8. Kjo ndeshje vjen në ekranet tuaja përmes kanalit Sport 2, me fillim në orën 21:00! Ndeshjet e UEFA Champions League, transmetohen ekskluzivisht në Art Motion!