“Tre Luanët” e sigurojnë kualifikimin në Euro 2024 NULL NULL 17.10.2023 22:47 17.10.2023 22:47 Anglia ka shënuar fitore ndaj Italisë, me rezultat 3-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Të parët në epërsi kaluan italianët me anë të Gianluca Scamaccas, në minutën e 15’. Ndërsa për “Tre Luanët” rezultatin e barazoi Harry Kane, nga penaltia në minutën e 32. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Jude Bellingham dhuroi super asistim për Marcus Rashfordin për golin e epërsisë. Ndërsa,Kane me një gol në minutën e 77’ e vulosi fitoren e Anglisë. Anglia pas gjashtë ndeshjeve ka 16 pikë të grumbulluara në vendin e parë, pas gjashtë ndeshjeve, teksa Italia ka 10 pikë në pozitën e tretë. Ndërkohë, me këtë fitore, “Tre Luanët” e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani. /Klankosova.tv.