Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre kryetarë shqiptarë bëhen drenicakë (VIDEO)

NULL NULL
nga Agnesa 14.12.2022 20:32

Ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, janë shpallur “Qytetar Nderi” të Komunës së Drenasit, për kontributin në rrugën e përparimit të shqiptarëve.

“Jeta juaj intelektuale si bartës të përgjegjësive politike, institucionale, si president, si profesor e doktor shkencash keni promovuar vlerat e shqiptarëve kudo keni qenë.” tha kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Intonimi i dy himneve, në fillim të mbledhjes solemne i kujtoi diçka ish-presidentit Rexhep Mejdani.

“Ëndërroja që të ishim bashkë, dhe prape kemi dy himne, kur do të vijë dita që të kemi një të vetëm që e kemi shumë të bukur”, tha ai,

Shumë falënderues u shpreh edhe Alfred Moisiu, megjithatë nuk la pa përmendur situatën në veri të vendit.

“Është mirë që të na shikojnë që ne jemi bashkë, jemi një komb, kjo na ka dalluar ne shqiptarëve edhe pse fatin e kemi pasur të keq, por kemi ditur të bashkohemi në situata të vështira”, deklaroi Moisiu.

Për bashkimin foli edhe Bamir Topi, por ndau ca fjalë edhe për qytetin nikoqir, Drenasin.

“Pavarësisht se Kosova është martire në çdo qelizë të saj, kjo është kryeqendra që ka në memorie historinë e një lufte heroike.” u shpreh Topi.

Pas ceremonisë solemne u nda kohë edhe për fotografi, derisa ish-liderët e Shqipërisë patën edhe një takim me komunarët pa praninë e mediave.

 

lajme të ngjashme