Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre kosovarëve iu gjet drogë në linjën e autobusit “Prishtinë-Ulqin” në Shqipëri

NULL NULL
29.08.2023 20:06
Policia e Shtetit
Foto: Arkiv

Policia e Shtetit në Shqipëri është duke i hetuar tre kosovarë të dyshuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit në Shkodër thuhet se tre personat në fjalë, përfshirë edhe një vajzë, ishin gjetur me një sasi të substancave narkotike në autobus në linjën “Prishtinë-Ulqin”.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç, të tre banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në PKK Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e PSh-së.

lajme të ngjashme