Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre kardiologë të QKUK-së gjobiten pasi zbuluan parregullsitë në Klinikën e Kardiologjisë

NULL NULL
22.09.2021 12:57

Agron Qerimi dhe dy kolegë të tij janë gjobitur për “deskredimin e imazhit të QKUK-së dhe humbjen e besimit te qytetarët”.

Qerimi bëri me dije se gjoba ndaj tyre erdhi pasi që ata kishin zbuluar parregullsitë në Klinikën e Kardiologjisë Invazive në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.”…është ngritur një Komision Disiplinor nga menaxhmenti i QKUK-së, duke më gjobitur mua dhe dy kolegë të tjerë për diskreditimin e imazhit të QKUK-së dhe humbjen e besimit te qytetarët! Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë shquhem si person i drejtpërdrejtë dhe i paanshëm”.

“Unë jam i thirrur të kujdesem për pacientin, ky është Betimi, të cilit, unë i përmbahem pavarësisht pasojave. Por duket qartazi se me anë të këtij veprimi, dikush dëshiron të më ndalojë të drejtën më elementare, atë të fjalës së lirë. Fjala e lirë, të nderuar, më ka kushtuar me pamundësi ngritjeje në detyrë për 5 vitet e ardhshme”.

Ata që e kanë gjobitur, ai thotë se e kanë bërë sepse nuk e duan pjesë të ekipeve udhëheqësve, mirëpo, Qerimi kujton se pikërisht për shkak të parregullsive, ai më 30 dhjetor 2020 kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Shefit të Koronarografisë.

Me këtë rast, kardiologu i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë që të shkojnë në QKUK dhe të fillojnë hetime të thellë, për të cilat shprehet i gatshëm të ofrojë prova.

“Duke qenë se e ndjej veten totalisht të pastër nga tendenca për një njollosje të tillë, i bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Organeve të Rendit, të zbarkojnë në QKUK, të bëjnë hetime më të thella dhe unë do të jem çdoherë i gatshëm të ofroj ndihmën time. Statistika tona do të flasin si prova”.

“Fjala e lirë mbrohet me Konventën Ndërkombëtare mbi Lirinë e Shprehjes, Neni 40 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Ligjin Nr.06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve! Ne nuk jemi Koreja e Veriut apo ndonjë shtet totalitar, por jemi vend i lirë, dhe do të frymojmë e ushtrojmë aktivitetin tonë lirshëm, pa u ndikuar apo frikësuar”.

lajme të ngjashme