Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trazirat në burgjet e Mozambikut kanë lënë 33 persona të vdekur

NULL NULL
25.12.2024 23:05

Një trazirë në burg në kryeqytetin Maputo të Mozambikut la 33 të vdekur dhe 15 të plagosur, tha të mërkurën komandanti i përgjithshëm i policisë së vendit, Bernardino Rafael, ndërsa trazirat civile të lidhura me zgjedhjet e diskutueshme të tetorit vazhdojnë.

Një vendim i gjykatës së lartë të Mozambikut të hënën që konfirmon fitoren e partisë në pushtet Frelimo në zgjedhje ka shkaktuar protesta të reja mbarëkombëtare nga grupet e opozitës dhe mbështetësit e tyre, të cilët thonë se procesi i votimit ishte i manipuluar.

Ndërsa Rafael fajësoi protestat jashtë burgut për inkurajimin e trazirave, ministrja e Drejtësisë ,Helena Kida, i tha transmetuesit privat lokal Miramar TV se trazirat filluan brenda burgut dhe nuk kishin të bënin me protestat jashtë.

“Përballjet pas kësaj rezultuan në 33 të vdekur dhe 15 të plagosur në afërsi të burgut”, tha Rafael në një konferencë për media.

Identiteti i të vrarëve dhe të plagosurve wshtw i paqartë. Rreth 1,534 njerëz u arratisën nga burgu në incident, por 150 tani janë rikapur, tha Rafael, duke shtuar se kishte përpjekje për t’u larguar tw burgosurit edhe në dy burgje të tjera.

“Ne presim në 48 orët e ardhshme një rritje të krimit”.

Ministri i Brendshëm i Mozambikut tha të martën se të paktën 21 persona u vranë në trazira pas vendimit të gjykatës së lartë.

Para të martës, grupi monitorues i shoqërisë civile Plataforma Decide tha se të paktën se 130 njerëz janë vrarë në përleshjet me policinë që nga fillimi i trazirave.

lajme të ngjashme