Arsenali avancon për Julian Alvarez, Atletico hap derën për largimin NULL NULL 22.07.2026 19:21 22.07.2026 19:21 Arsenali ka bërë hapa të rëndësishëm në përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Julian Alvarez, gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit spanjoll u kanë bërë të ditur përfaqësuesve të futbollistit se janë të gatshëm të miratojnë një transferim drejt Topçinjve, nëse arrihet marrëveshja mes palëve. Një rol kyç në negociata po luan drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, i cili ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Alvarez. Sulmuesi argjentinas thuhet se është i hapur për një rikthim në Premier League, pasi më parë ka qenë pjesë e Manchester Cityt. Negociatat mes klubeve pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Arsenali synon të përforcojë repartin ofensiv me një nga sulmuesit më cilësorë të futbollit evropian. /Klankosova.tv