Trazira në ndeshjen Flamurtari – Teuta, dyshohet se tifozët sulmuan autorin e golit NULL NULL 19.12.2025 21:48 19.12.2025 21:48 Ndeshja e Abissnet Superiores Flamurtari – Teuta është ndërprerë në minutën e 68-të pasi disa tifozë hynë në fushë, duke shkaktuar përleshje me lojtarët kundërshtarë, raporton Top Channel. Ky medium ka marrë vesh nga burimet e veta se është goditur edhe autori i golit, Muço Boçi. Futbollistët dhe policia ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërsa stadiumi u zbraz për rifillimin e takimit. Ndeshja rinisi nga minuta e 68-të dhe aktualisht Teuta kryeson 1-0.