Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Travis Scott me turne në mbështetje të albumit “Utopia”

NULL NULL
30.08.2023 23:36
travis scott

Të martën, reperi Travis Scott njoftoi turneun e vitit 2023 të quajtur “Utopia – Circus Maximus Tour” në mbështetje të albumit të tij të ri Utopia, i cili u publikua më 28 korrik nëpërmjet Cactus Jack dhe Epic Records.

“Utopia – Circus Maximus Tour” përmban 28 data dhe do të nisë më 11 tetor në Charlotte, Karolina e Veriut. Turneu ndalon në qytetet kryesore duke përfshirë Los Angeles, Seattle, Miami, Nashville, Philadelphia dhe New York përpara se të përfundojë më 29 dhjetor në Toronto.

Sipas një njoftimi për shtyp, reperi do të realizojë shfaqjen e tij më të madhe live deri më tani në turneun në stadiumin SoFi të L.A., më 5 nëntor.

Koncerti po quhet edhe si “përvojë e pashembullt audiovizive”.

“Utopia” shënon turneun e parë kryesor të Scott që nga tragjedia e Astroworld 2021. Dhjetë njerëz vdiqën dhe mijëra u plagosën në festivalin në qytetin e lindjes të artistit, në Houston, Teksas, kur ai u paraqit në skenë dhe turma u turr drejt tij.

Aktualisht nuk ka asnjë koncert në Houston të planifikuar për turneun “Utopia – Circus Maximus”.

Sipas një njoftimi për shtyp, 2 dollarë nga çdo biletë e shitur do t’i dhurohen fondacionit “Cactus Jack”, i cili synon të ndihmojë rininë e Houstonit.

lajme të ngjashme