Transportohet me helikopter drejt Tiranës prifti që ra nga çatia e kishës në Korçë NULL NULL 19.05.2025 18:55 19.05.2025 18:55 Pamje nga Abcnews.al Është rënduar gjendja shëndetësore e Kristaq Visos, priftit 63-vjeçar i cili ra rënë aksidentalisht nga çatia e Kishës në Korçë. Bëhet e ditur se Viso është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Mësohet se prifti po riparonte çatinë e kishës dhe ka rënë brenda ambienteve të kishës, pasi çatia është shembur. Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës dhe Kristaq Viso ka pësuar dëmtime në kokë dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore. “Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”./abcnews.al