Transplantimi më i shtrenjtë në histori i ndryshon jetën zjarrfikësit (VIDEO) NULL NULL 17.11.2015 17:37 17.11.2015 17:37 Një zjarrfikës 41 vjeçar nga Mississippi jetën do ta vazhdojë me fytyrën e një motoristi 26 vjeçar nga Brooklyni, njofton Klan Kosova. Kjo pasi ai iu ka nënshtruar një operacioni plastik, më të shtrenjtit në histori të këtij lloji të bërë ndonjëherë. Operacioni u realizua në New York University Langone Madical Center. Zjarrfikësi Patrick Hardison, kishte intervenuar në një shtëpi që po digjej, kulmi i shtëpisë ra mbi të dhe maska e tij e punës iu dogj në fytyrë. Ai kishte shpëtuar vetëm pasi ishte hedhur nga dritarja e shtëpisë. Dëmtimi e kishte shkatërruar në tërësi fytyrën e Patrickut, ai kishte djegje pos në fytyrë, edhe në qafë dhe gjithkah nëpër kokë. Hardison pati më shumë se 70 operacione kirurgjike. Por atij i nevojitej transplantim i një fytyre, dhe ishte në pritje të saj. Ndërsa pas një vit pritjeje, një donator potencial për të u gjet: David Rodebaugh, 26 vjeçar, vozitës i motoçikletës, kishte vdekur me 12 gusht në një aksident, por fytyra e tij ishte ende ne rregull, dhe tashmë e përdorshme për Hardison. Operacioni u bë pas dy dite. Mori kohë 12 orë për të lëvizur fytyrën e Rodebaugh dhe për ta vendosur në Hardisonin. Hardison i ka thënë New York Magazine se ai do të ketë dhimbje gjithmonë, “por që të kem një fytyrë përsëri mund të jetojë me dhimbjen”.