Transgjinori i parë fitues i garës së Bodybuilding NULL NULL 11.12.2015 09:44 11.12.2015 09:44 Shawn Stinson është transgjinori i parë që e ka fituar garën e bodybuilderëve transgjinor. “Definicioni im për transgjinor është të lindësh në një trup të gabuar”. “Si fëmijë kam qenë në depresion e madje kam menduar edhe ta vrasë veten”, u shpreh Stinson. Por gjërat ndryshuan dhe ai filloi ta shoh jetën më me pozitivitet kur i’u bashkua ushtrisë, transmeton Klan Kosova. Ai filloi të ushtrojë shumë dhe ta dojë trupin e tij. “Në Irak fillova të ushtrojë dhe fokusi kryesor ishte ta ushtroja gjoksin që kur të shkojë në plazh të eci pa problem pa bluzë”. Stinson dita – ditës po zhvillohej shumë kështu duke u shndërruar jo vetëm në pamje por filloi edhe të ndihej ndyshe. Ai dëshiron të u tregoj të tjerëve që janë në gjendjen e tij, që mund të ndihen krenar që janë transgjinor. Nga hulumtimet e bëra në ShBA, 41 përqind e të anketuarve transgjinor janë përgjigjur se kur ishin fëmijë kanë menduar të vetëvriteshin.