Transformimi i mrekullueshëm i Mariah Carey (FOTO) NULL NULL 07.02.2018 23:00 07.02.2018 23:00 Mariah Carey ka pasur gjithmonë disa kilogramë më shumë. Por, shtimi i saj në peshë vitin e kaluar u bë arsye për shumë lajme. Por megjithatë ajo u kthye në formë. Më poshtë shihni transformimin e mrekullueshëm të divës, transmeton Klan Kosova. Por fakti se ajo shtoi edhe më shumë kilogramë, nuk e ndali atë të veshë fustane dhe funde të shkurtra. Ajo ishte diva që gjithmonë e kemi parë. Maj 2017 Ajo sigurohej të shfaqte “asetet” e saj. Por në muajin korrik të vitit 2017, pesha e saj u bë lajm për të gjitha ballinat e mediave rozë. U tha edhe se ka arritur në peshën prej 100 kilogramësh. Kohë më vonë u raportua se ajo bëri një ndërhyrje për të humbur peshë. Kjo u vërejt në muajin tetor të vitit 2017. Që nga atëherë, kilogramët zhdukeshin. Duket se ajo ndali edhe plakjen. Ndoshta për të qenë më e afërt me të dashurin e saj më të ri. Ajo dukej perfekt në Golden Globes. Dhe fotoja e fundit në Instagram, ajo thjesht duket mrekullueshëm.