Transfer i bujshëm, Nikli “rrëmben” ish-kapitenin e Kosovës NULL NULL 26.02.2026 17:14 26.02.2026 17:14 Klubi futbollistik Feronikeli 74, ka publikuar një video në Facebook me anë të cilit ka paralajmëruar një transferim tejet të bujshëm. Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kosovës Herolind Shalën, i cili kthehet në vendlindje pas pensionimit në vitin 2025. Skuadra e fundit në të cilin ishte aktivizuar Shala ishte Partizani i Shqipërisë. 34 vjeçari pati rol goxha aktiv edhe në paraqitjet te “Dardanët” duke ofruar një siguri goxha të madhe në pjesën defansive të mesfushës.