Trangujt me plot të mira shëndetësore NULL NULL 01.02.2018 09:00 01.02.2018 09:00 Trangujt janë një nga ushqimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm të trupit tuaj. Më poshtë do të gjeni shtatë arsye pse trangujt duhet të jenë në listën tuaj të ushqimeve çdo ditë, transmeton Klan Kosova. Përfitimet shëndetësore: Hidratim Trangujt kanë më shumë se 90 % ujë, pra praktikisht është si të konsumosh një gotë ujë me 10 % shije. Eliminon aromën e keqe të gojës Ju duhet vetëm një rriskë trangull që të eliminoni aromën e keqe të gojës. Lufton kancerin Trangujt kanë tre përbërës kryesor që janë shumë efektiv që luftojnë kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe kancerin e vezoreve. Vitamina, vitamina dhe vitamina Trangujt janë të pasur me vitaminën A, B dhe C që ndihmojnë sistemin tuaj imunitar, ju japin energji dhe bëjnë lëkurën tuaj të shkëlqejë. Ideal për dietë Për faktin se trangujt përmbajnë 90 % ujë, janë perfekt për dietën tuaj. Poashtu ka edhe shumë fibra që ndihmojnë në tretjen e ushqimit si dhe ndihmon me kapsllëkun.