“Trajnime në IT, shëndetësi, mbrojtje e partneritet me bizneset”, Abdixhiku premton investime shumë dimenzionale NULL NULL 26.01.2025 22:34 26.01.2025 22:34 Nga pika më e lartë e Katedrales “Nënë Tereza”, në Prishtinë, Lumir Abdixhiku ka premtuar punësimin e 35 mijë të rinjve në atë që pritet të themelohet si parku teknologjik, për të qenë në hap me zhvillimet rreth Inteligjencës Artificiale. Ai ka shpalosur edhe planet tjera, që sipas tij do të ndikonin drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të Kosovë. Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, po e kërkon votën e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit, për të qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Ai ka prezantuar programin sipas të cilit pritet një investim pesë miliardësh, në të gjithë sektorët në vend. Abdixhiku në intervistën e ciklit “Kosova ime” të Rubikonit, tregon se si do të duket Kosova nën udhëheqjen e tij dhe ku e sheh potencialin më të madh për zhvillimin e vendit. “Le të flasim për ardhmen. Kosovës i duhet investim në shëndetësi e kujdes për të gjitha kategoritë. Janë tri fusha në të cilat duhet investim më i madhe Arsim, Shëndetësi dhe Mbrojtje. Prandaj në program e kam, që fillimisht në Prishtinë të ketë mësim gjithëditor, të klasave nga 1-5. Do të shkoj pastaj me projekte të mëdha”. “Zhvillimi i teknologjisë, e drejtimeve të Inteligjencës Artificiale na hap dritare të rëndësishme. E kemi paraparë trajnimin e 40 mijë të rinjve në fushën e IT-së brenda 4 viteve. Në mënyrë që të zhvillojnë aftësitë, të marrin paga të larta e të qëndrojnë në Kosovë. Projekte të mëdha infrastrukturore, stadium kombëtar, pishinë olimpike, spital të ri, qendrat kulturore, e muze tjera. Të gjitha rrugët e autostradat do të përfundojnë. Do të ketë edhe park teknologjik, ku do të punësohen 35 mijë të rinj”, premtoi Abdixhiku. Abdixhiku ka deklaruara më tej se do të krijojnë raport të shëndoshë partneriteti me bizneset në vend, pasi sipas tij nuk mund të ketë ekonomi të zhvilluar pa këtë partneritet. “Biznesi është partner i shtetit. Nuk njoh në gjithë botën ku një shtet është zhvilluar pa partneritet me bizneset. Biznesi, krijon, fiton, sjell risi e vlerë. Në katër vitet e fundit seç ka një urrejtje ndaj biznesit, edhe atë urrejtje të hapur jo të mbyllur se kemi qeveri e ministra që thonë se po i ndihmoni bizneset, po normal që po i ndihmojmë bizneset, i ndihmoj edhe bizneset edhe mjekët, edhe mësuesit edhe të gjithë. Prandaj një mundësi dhe potencial kaq të madh duhet ta shndërrojmë në forcë tonën. Të jemi partner me ta, t`i japim mundësi investimi”, tha Abdixhiku.