Trajneri shqiptar shpallet më i miri në Gjeorgji NULL NULL nga Jon Ajeti 30.05.2021 11:40 nga Jon Ajeti 30.05.2021 11:40 Muhamed Thaçi është shpallur trajner i vitit në ligën e basketbollit të Gjeorgjisë. Këtë epitet 40 vjeçari nga Shkupi e ka fituar nga uebfaqja e specializuar për basketboll “Euro Basket” pas rezultateve të arritura me ekipin e Dinamo Tbilisi, njofton Klankosova.tv Ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare po arrin shumë suksese edhe si trajner pasi që këtë sezon arriti ta zë vendin e tretë duke u eliminuar në gjysmëfinale të Playoff-it. Kujtojmë se ish-basketbollisti i NBA, Zaza Pachulia, është pronar i “Dinamo Tbilisi” ku Thaçi është trajner.