Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri i Unitedit thotë se do që t’i fitoj ndeshjet e të mos ketë lëndime

NULL NULL
25.12.2024 13:18
Ruben Amorim, trajner i Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka thënë se nuk mund ta parashikojë të ardhmen por veç do që t’i fitoj ndeshjet.

Përveç fitoreve, Amorim tha se te Manchesteri nuk do që të ketë edhe lëndime të lojtarëve.

“Nëse keni lëndime është një problem i madh. E di përgjegjësinë që kam këtu, por po mundohem ta menaxhoj këtë ekip që të mos ketë lëndime”, tha ai, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.

Aktualisht, performanca e Unitedit është larg pritshmërive të fansave, pasi pozicionohet në vendin e 13-të në tabelë.

Amorim e fitoi derbin e parë me Cityn, por në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbje dhe dy fitore.

lajme të ngjashme