Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trajneri i Serbisë: Shqiptarët i kemi miq të futbollit

NULL NULL
02.06.2025 14:35

Më 7 qershor, “Arena Kombëtare” në Tiranë, do të jetë vendi i ballafaqimit në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë.

Kjo ndeshje kaq e rëndësishme do të jetë e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026.

Për këtë ndeshje ka folur trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq.

Ai në një konferencë për media tha se “shqiptarët janë miq të futbollit”.

“Ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ata dhe për ne. Por është vetëm ndeshje. [Shqiptarët] janë miqtë tanë të futbollit, do ta organizojmë bashkë Evropianin për të rinj. Në këtë ndeshje shikojmë vetëm në aspektin sportiv. Terreni do të tregojë kush është më i mirë. Kurrfarë tensionesh politike, kurrfarë porosi të tifozëve, kurrfarë deklaratash të disa të çmendurve që duan të krijojnë gjendje lufte nuk na interesojnë dhe nuk do të jetë ashtu”, tha ai.

Ndërkohë interesimi për këtë lojë është i jashtëzakonshëm.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, mbi 200 mijë vetë kanë aplikuar për të marrë ndonjë biletë.

lajme të ngjashme