Trajneri i Rumanisë flet pas barazimit me Kosovën NULL NULL 17.06.2023 00:48 17.06.2023 00:48 Trajneri i Rumanisë, Edward Iordanescu, ka folur pas barazimit me Kosovën në “Fadil Vokrri”, duke thënë se lojtarët e tij e dhanë 100 përqindshin. “Nuk më dukej sikur ishte dita ime, gjithsesi kjo ishte gjëja më pak e rëndësishme. Është një pikë e fituar, e punuar shumë, kanë pasur karakter. Absolutisht të gjithë djemtë dhanë 100%, ne u angazhuam për një lojë lufte dhe angazhimi, edhe nëse nuk është specialiteti ynë”, u shpreh Iordanescu. “Ne e menduam ndeshjen për 3 pikë, por e dinim se do të ishte një lojë shumë e vështirë. Ishte një lojë e drejtë”.