Trajneri i parë i ‘Dardanëve’ për ndeshjen historike të Kosovës: Ditë e veçantë! (VIDEO) NULL NULL 31.03.2026 09:07 31.03.2026 09:07 Albert Bunjaki Albert Bunjaki, trajneri i parë i Kombëtares së Kosovës, ka folur për ndeshjen historike që do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”. Në emisionin “Ora Shtatë”, Bunjaki tha se ndeshja e ‘Dardanëve’ ndaj Turqisë është më e rëndësishmja në aspektin sportiv, transmeton Klankosova.tv. “Është një ditë e veçantë, është një projekt që është punuar për një kohë të gjatë, është një moment shumë i mirë për Kosovën, për shtetin e Kosovës në përgjithësi, që nëse Kombëtarja e Kosovës arrinë të realizojë ëndrrën e saj dhe të jetë pjesë e Kampionatit Botëror, atëherë do të kishte shumë dimensione, jo vetëm sportive”, tha ai në Klan Kosova. Ai foli edhe për përfaqësuesin e Kombëtares, Franco Foda, për çka shtoi se një trajneri i duhet eksperienca që të arrijë këtë rezultat.